Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama takim me Mitsotakis dhe zyrtarë të tjerë (FOTO)

17 February 2023, 19:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konferenca e Sigurisë në Mynih, Rama takim me Mitsotakis dhe
Edi Rama me disa nga personazhet më të rëndësishëm politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih ku ka marrë pjesë këtë të premte në Konferencën e Sigurisë. Kreu i qeverisë shoqërohet nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Rama ka takuar disa nga personazhet më të rëndësishëm politikë, përfshirë dhe homologun e tij grek Mitsotakis.

“Me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deputetin e Bundestagut dhe mikun e Shqipërisë, Johann Wadephul, të dërguarin special të BE për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák, të dërguarin special në Bosnjë, Christian Schmidt dhe ish-kancelarin austriak, Sebastian Kurz”, shkruan Rama krahas fotove të publikuara nga rrjetet sociale.

Kjo konferencë do të zhvillohet deri ditën e Dielë, ndërsa më herët Kryeministri ka bërë me dije se do të diskutojë në tryezë për mbrojtjen kibernetike, raportet Kosovë-Serbi si dhe rolin e Shqipërisë në rajon.



Video