Koncesioni i Sterilizimeve, SPAK merr në pyetje Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj

10 January 2024, 12:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Koncesioni i Sterilizimeve, SPAK merr në pyetje Ilir Rrapaj dhe Klodian

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po merr në pyetje Ilir Rrapaj, Klodian Rrjepaj dhe të gjithë personat e tjerë për të cilët ka masë sigurie për Koncesionin e Sterilizimit.

Pyetja e tyre po bëhet në cilësinë e personit nën hetim.

Aktualisht në burg po pyetet Klodian Rjepaj.

Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

Ditën e djeshme mbi këtë çështje u pyet edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Pyetja e personave nën hetim është veprimi i fundit që bën prokuroria dhe vendos për komunikimin e akuzave.

 

 


Video