'Kjo është e dhimbshme', Xhelal Mziu për policët: Dalin si kaçakë te cepi i ferrës (Video)

13 July 2022, 12:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Kjo është e dhimbshme', Xhelal Mziu për policët:
Xhelal Mziu

Deputeti demokrat Xhelal Mziu ka deklaruar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se policia në vendin tonë vendos një numër rekord gjobash krahasuar me vendet e tjera.

Ai tha se policët e pranojnë nën dhëmbë se duhet të vendosin një numër të caktuar gjobash. Ai u shpreh se policia e qarkullimit rrugor vendoset në cep të rrugës për të kapur mat shoferët.

“Po të shkosh në një rrugë ke dy polici në dy anët. Është aq i madh numri i gjobave sa duhet të kemi vënë rekord botëror. Ne kemi shëtitur edhe jashtë vendit dhe të merr malli të shohësh policë. A mund të referohet një statistikë sa është numri i gjobave të vendosura në tre vitet e fundi nga policia e qarkullimit dhe nga bashkia.  

Sepse në fund të fundit këto shkojnë te xhepi i qytetarëve. Unë në komunikim me policitë ato thonë nën dhëmbë se është i përcaktuar numri i gjobave që ata duhet të vendosin. Kjo është e dhimbshme. Policia e qarkullimit rrugor kthehen si kaçakë. Dalin te cepi i ferrës apo në një kthesë të padukshme”, deklaroi ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

 


Video