Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja reagoi sot pas konferencës së presidentit Ilir Meta, ku sqaroi edhe një herë se ato që po denoncon sot LSI-së janë nxjerrë nga dosja e Prokurorisë e çuar prej vitesh nga hetimi tatimor dhe gjykata ka dhënë dënimin mbi kompanitë fiktive të evazionit fiskal.
Por, duket se një fjali në postimin e Manjas, nuk i ka pëlqyer aspak Metës dhe as figurave të LSI-së, ku presidenti është kryetar “de facto” i kësaj partie.
“Diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti”
Ishin pikërisht këto fjalë të Manjas të cilat duket se iu kanë djegur shumë si kreut të shtetit në ikje dhe anëtarëve të partisë së tij.
Dy prej tyre që kanë reaguar ashpër ndaj ministrit Ulsi Manja janë drejtuesja e LSI-së për Durrësin Elona Guri dhe nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari.
Reagimet e tyre kanë qenë të menjëhershme duke lënë të dyshohet se deklarata e ministrit është e vërtetë.
Duket se ka diçka që po ia prish gjumin presidentit tani që i kanë mbetur edhe pak ditë për t’u zhveshur nga kostumi i kreut të shtetit.
Kohët e fundit, presidenti është refuzuar nga të gjithë zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë amerikanë që kanë ardhur në Tiranë, por edhe në vizitën e tij të fundit në ShBA, Meta i përqëndroi takimet vetem me Shoqatën “Vatra”.
Çfarë të jetë vallë kjo që po e lë pa gjumë presidentin në ikje dhe revolton keq LSI-stat kur ia u përmend? Koha do ta tregojë.
Më poshtë, postimet e dy politikanëve të LSI-së: