Kërkuan rinumërim votash por KAS i rrëzoi, Berisha: Zgjodhën një rrugë që s'ka mbështetje ligjore, anëtarët zbatuan ligjin

31 May 2025, 12:57Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërkuan rinumërim votash por KAS i rrëzoi, Berisha: Zgjodhën
Sali Berisha

Dalja e Partisë Demokratike kundër kandidatëve të saj në KAS për rinumërimin e votave preferenciale për kreun e PD Sali Berisha, ishte në zbatim të ligjit.

Ditën e sotme në një deklaratë për media, Berisha tha se në Kodin Zgjedhor parashikohet që të drejtën për ankimime të tilla e kanë vetëm subjektet politike dhe jo kandidatët.

‘Në 2019 një ndryshim i Kodit Zgjedhor i mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe ODHIR ka hequr të drejtën e kandidatëve të paraqesin kërkesa të kësaj natyre. Venecia, ODIHR dhe kodi ynë ia njohin këtë të drejtë subjekteve politike që investohen edhe për kandidatin. Kandidatët tanë kanë ndjekur një rrugë të këshilluar nuk mund të them pasi përfaqësuesit tanë unë kanë bërë të qartë dhe interpretimin e thirrje sime që duhet t’i bëjnë nëpërmjet partisë.

Por brenda platformës së miratuar nga PD. Pra nëse partia ka kërkuar paligjshmërinë e zgjedhjeve, më pas partia merr e paraqet kërkesat e kandidatëve një nga një. Disa kandidatë që kanë kërkuar ankesën e tyre i kanë depozituar pranë KQZ. Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin nuk mund të votonin për një gjë që është hequr me ligj. Të 4 kandidatët kanë të drejtë të paraqesin ankesën pranë përfaqësuesve tanë në KQA që më pas e paraqesin në KQZ. Ishte keqkuptim nga ana e tyre’, tha ai.

PD doli dje kundër kandidatëve të saj që kërkuan rinumërim të votave preferenciale dhe ka bashkuar votat me PS në KAS, duke u rrëzuar ankimin. 4 me 1, anëtarët e KAS vendosën sot se katër kandidatët, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana, nuk mund të legjitimohen si palë ankuese për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre.


Video