Kandidat i PS-së për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo jep dorëheqjen si Prefekt i Vlorës!

18 July 2024, 10:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidat i PS-së për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo jep
FOTO: Vangjel Tavo

Vangjel Tavo largohet nga posti i prefektit të qarkut të Vlorës.

Tavo është konfirmuar tashmë si kandidat i PS për bashkinë Himarë për zgjedhjet e datës 4 gusht, ndërsa tashmë ka dhënë dorëheqjen nga ky post, dorëheqje që i është dërguar edhe ministrit të brendshëm.

Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës në 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj duke qenë tashmë kandidat i PS për bashkinë Himarë.

Tavo ia ka kërkuar dorëheqjen nga posti i prefektit ministrit të brendshëm Taulant Ballës, ku shpreh mirënjohjen e tij për mundësinë që pati në një kohë të shkurtër.

Kandidat i PS-së për bashkinë Himarë, Vangjel Tavo jep

Më tej në shkresë Tavo falenderon bashkëpunëtorët e tij në këto muaj.


Video