“Je fshatar! Fundërrinë, duhet të jesh në psikiatri”, përplasja e ashpër në TV, zëdhënësi i Belerit braktis emisionin

27 June 2023, 20:48Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Je fshatar! Fundërrinë, duhet të jesh në
Ilir Demalia dhe këshilltari i Fredi Belerit, Skerdian Dhuli

Një debat me tone dhe fjalor është zhvilluar mes analistit Ilir Demalia dhe këshilltarit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli në një emision në Report Tv.

Debati nisi për çështjen në të cilën ndodhet Himara sot, ku Fredi Beleri nuk u betua dot si kryebashkiak, ndërsa është ende në burg.

Në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj, dy të ftuarit kaluan në fyerje personale, ndërsa më pas Dhuli braktisi emisionin.

Dhuli: Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik!

Demalia: Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar!

Dhuli: Ti nuk krahasohesh dot me mua, se po ta duash Shqipërinë vjen dhe jeton këtu. Palaço, bën gama gam dhe leh sai qen, këtu mbyllet diskutim im me ty.


Video