Konstituohet këshilli bashkiak i Himarës, kryetari zgjidhet Dhimitër Kapaj i PS-së

27 June 2023, 12:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Konstituohet këshilli bashkiak i Himarës, kryetari zgjidhet
Këshilli Bashkiak i Himarës

Me 13 vota Dhimitër Kapaj, i PS-së u zgjodh kryetari i këshillit bashkiak të Himarës.

Në garë për këtë post ishin dy kandidatura.

Nga 21 këshilltarë, Dhimitër Kapaj mori 13 vota ndërsa Afrovita Dhimojani 8 vota.

Mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës nisi me disa minuta. Shkak u bë mungesa e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, që nuk është sot i pranishëm për të bërë betimin si kryetar, pasi GJKKO dje i rrëzoi kërkesën për ta liruar nga burgu ku ndodhet prej 12 majit. 

Krah ambasadores greke e pranishme gjatë konstituimit ishin dhe familjarët e Fredi Belerit, djali dhe bashkëshortja e tij, ndërkohë që të pranishëm janë dhe vajza dhe vëllai i Belerit.

 


Video