Von der Leyen takon Ramën: BE, plan të ri për rritjen e Ballkanit Perëndimor

27 June 2023, 12:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Von der Leyen takon Ramën: BE, plan të ri për rritjen e Ballkanit
Edi Rama dhe Von Der Leyen

Mes marrëdhënieve të tensionuara në rajon, Kosovë-Serbi, që ka ndikuar jo pak në vendet fqinje, Europa ka hartuar një plan të ri ku synohet rrija dhe fuqizimi i Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i këtij plani të bërë me dije nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, është afrimi i këtij rajoni sa më shumë e Bashkimin Europian.

E pikërisht ky plan ka qenë në qendër të diskutimeve të takimeve që ka pasur Ursula von der Leyen me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Bruksel. Presidentja e KE-së e ka cilësuar takimin me kreun e qeverisë shqiptare si “shumë të mirë”, ku padyshim është diskutuar edhe për integrimin e vendit në familjen e madhe europiane.  

“Takimi shumë i mirë me Edi Ramën. Diskutuam për progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkruan Ursula von der Leyen.

Prej 2 ditësh kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në Bruksel, e ndërsa një ditë më parë ka zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel,  në të cilin kanë diskutuar dhe për Kosovën ku kanë dalë në përfundimin se “De-përshkallëzimi i menjëhershëm i situatës në veri është domosdoshmëri për futjen në fazën finale të dialogut”.


Video