“Jam dhe do vazhdoj të jem me PS”, Spiropali flet pas kritikave të Ramës: Kush i ka bërë dëm partisë të shkojë aty ku ka vendin!

30 June 2026, 10:43Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam dhe do vazhdoj të jem me PS”, Spiropali flet pas kritikave
Elisa Spiropali

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa po futej në Parlament për seancën plenare të orën 10:00, është pyetur nëse ka komunikuar me kryeministrin Rama për pakënaqësitë që ajo ka artikuluar kohët e fundit ndej Partisë Socialiste.

“E rëndësishme është ajo që do bëjmë për Shqipërinë”, u shpreh Spiropali.

Ish-ministrja e Jashtme u pyet edhe nëse do të vepronte si Marjana Koçeku, e cila u largua nga radhët e PS, Spiropali u shpreh: Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do jem në PS.

“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot. Ato që i kanë sjellë dëme PS le të shkojnë aty ku e kanë vendin”, shtoi Spiropali.


Video