Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-këshilltari ekonomik i PD-së, Dritan Shano, ka deklaruar se në rast se Ilir Meta kandidon për kryetar të bashkisë Tiranë, ai do të votojë për kryetarin aktual, Erion Veliaj.
“Kam parë spekulime në një gazetë që Ilir Meta do jetë kandidati i ardhshëm për Bashkinë e Tiranës. Unë nuk kisha ndërmend të merrja pjesë në zgjedhje, por nëse kjo ndodh do dal të luftoj për Erion Veliajn”, tha Shano në emisionin “Absolut 4” ne A2 CNN.
Kujtojmë se pak kohë më parë është përfolur se opozita do të kandidojë me Ilir Metën në zghjedhjet lokale të 2023 për bashkin e Tiranës, teksa edhe Veliaj e ka sfiduar disa herë publikisht atë.