Ish-deputeti “demaskon” Borrell dhe Lajçak: Komunistë me urrejtje patologjike ndaj Kosovës! Me ta, lufta është shumë afër

27 September 2023, 18:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-deputeti “demaskon” Borrell dhe Lajçak: Komunistë me
Borrell - Lajçak

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka kritikuar ashpër dy zyrtarët e lartë të BE-së, që udhëheqin dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Joseph Borrell.

Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi i quan ata si komunistë, njëri që ka jetuar luftën e ftohtë në Çekosllovaki mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik dhe tjetri një spanjoll 76-vjeçar, vendi i të cilit jo vetëm nuk njeh pavarësinë e Kosovës por është deklaruar pro-serb.

Murrizi thotë se me burokratë si Lajçak dhe Borrell, lufta në Ballkan është më afër se kurrë.

Reagimi i plotë i Murrizit:

Shyqyr që ekziston GOOGLE që njohim se çfarë komunistësh drejtojnë BE dhe negociojnë mes Kosovës dhe Serbisë.

Si mund të jenë pro KOSOVËS një komunist 76 vjeçar Spanjol si Josep Borrell kur vetë Spanja është një nga vendet e BE që jo vetëm nuk e ka njohur Kosovën por është deklaruar pro Serbisë dhe kundra Kosovës me një urrejtje patologjike????

Si mund të jetë negociator i pa aneshëm një ish komunist i Çekosllovakisë i viteve 1983-1990 si Miroslav Lajçak, kur ishte kulmi i luftës së ftohtë mes Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik e vendeve komuniste si Çekosllovakia, dhe që ka mbaruar studimet në Moskë e që “nuk” qenka spiun i KGB Ruse, apo pro Serb gjenetik kur nga emri eshte një Sllav shqeto???

Një BE burokratike e molepsur nga burrokrat hipokrit që kane zinxhirin Rus në qafë nuk mundet kurrë të jetë e drejtë dhe e pa aneshme kur bëhet fjalë për Serbët dhe Shqiptarët.

Nëse do vazhdohet akoma që të përdoren këta rrangalle politik, mostra, si negociator për çdo konflikt në Ballkan, atëherë LUFTA është shumë afer, dhe EUROPA shpejt do ja shof “hajrin” mefshesis qe ka treguar prej 30 vitesh rresht.


Video