Ilir Alimehmeti zyrtarizon nesër kandidaturën për në primaret e PD për Bashkinë e Tiranës

1 November 2022, 19:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Alimehmeti zyrtarizon nesër kandidaturën për në
Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti pritet të zyrtarizojë ditën e nesërm, në orën 11:00, kandidaturën për të marrë pjesë në primaret që do të zhvillojë Partia Demokratike për të zgjedhur kandidatin e saj për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet lokale të 14 Majit të vitit që vjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Alimehmeti shkruan: "02 Nëntor 2022 11:00" duke e shoqëruar me disa emoji me dy gishtat lart dhe paralajmëron kështu zyrtarizimin e kandidaturës së tij.

Prej disa ditësh Alimehmeti e ka pranuar në media se dëshiron të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës, por zyrtarizimi i kandidaturës do të vijë ditën e nesërme. Ai është dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Më herët, kanë zyrtarizuar kandidaturën për në primare dhe Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani, teksa përflitet dhe emri i komedianit Julian Deda.

Ilir Alimehmeti zyrtarizon nesër kandidaturën për në


Video