
Disa ditë më parë Gert Shehu, 31 vjeçgoditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.
'Ky është një moment politik ku situata mund të eskalojë shumë rëndë në Shqipëri', ishte kjo deklarata e juristit Kreshnik Spahiu ndërsa komentoi në një intervistë televizive sulmin ndaj Berishës më 6 dhjetor.
Ai renditi 5 pista të sulmit ndaj kryedemokratit.
1. Një i çmendur e pa në televizor Sali Berishën, e urren politikisht dhe tha unë do bëhem Avni Rustemi, do e godas.
2. E kanë bërë kundërshtarët brenda partisë.
3. Individë të caktuar që kanë probleme të vjetra me Sali Berishën.
4. Mund t’ia kenë bërë shërbime jo europiane, anti-shqiptare.
5. Ose ato që nuk janë anti-shqiptare, për dy mesazhe të qarta, ose atë të destabilizimit, ose atë që tregon se është kaluar vija e kuqe dhe sulmi është paralajmërimi i fundit.
Spahiu tha se janë dy alibi që duhet të rrëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, fillimisht ajo se Sali Berisha e ka porositur vetë incidentin.
“Duke njohur karakterin e Sali Berishës, ai edhe vrasjen do ta pranonte, por jo të rrihej publikisht,” – deklaroi juristi.
Alibia e dytë që duhet të rrëzohet është se Edi Rama kishte interes për të porositur sulmin ndaj Berishës.
“Edi Rama është njeriu i cili i shmang konfliktet fizike dhe personale. Edi Rama nuk është trim, Edi Rama e di që një ditë do të largohet nga kryeministër dhe nuk i hyn rrugës së hakmarrjes politike apo gjakmarrjes me individë apo familje të forta në Shqipëri,” – u shpreh Spahiu.