I mbyllën biznesin, Shehaj: Gjykata vendosi në favor të Ramës, por unë nuk tërhiqem

26 October 2022, 17:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I mbyllën biznesin, Shehaj: Gjykata vendosi në favor të
Agron Shehaj

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj e ka humbur betejën në gjykatë, ku kallëzoi penalisht Policinë për mbylljen e biznesit të tij si në mënyrë të paligjshme.

Këtë gjë, e ka bërë me dije vetë Shehaj në një postim në rrjetet sociale, ku sipas tij, policia ka fituar pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Shehaj shton se beteja ligjore do të vazhdojë deri në Strasburg.

"Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë.

Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës.

Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi.

Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi.

Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet.

Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!" shkruan Shehaj.


Video