I dënuar me burg për trafik droge, KQZ i thotë 'JO' kandidaturës së këshilltarit të PDIU-së në Shijak!

2 February 2024, 14:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I dënuar me burg për trafik droge, KQZ i thotë 'JO'
KQZ

Pas verifikimeve të bëra Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka plotësuar vakancat me anëtarë të Këshillave Bashkiakë duku u dhënë mandatin për Bashkitë Belsh, Shijak, Rrogozhinë, në Kurbin, në Sarandë, në Has  dhe 3 anëtarë të PSD në Lezhë.

KQZ refuzon kandidaturën e PDIU për anëtarin e Këshillit Bashkiak në Shijak, Qazim Bici.

Pas verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, Bici rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë 6 vjet burg në Itali për trafik droge në vitin 2001.

Bici në vetë deklarimin e bërë nuk kishte treguar 3 emrat e tjerë si Ardian Harukaj, Gëzim Shala dhe Fabrizio Albartini që kishte përdorur për të bërë trafik.


Video