Hasani tregon gjendjen e punonjësit të Ministrisë së Jashtme që u përplas nga makina

16 April 2025, 15:36Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hasani tregon gjendjen e punonjësit të Ministrisë së Jashtme
Blendi Hoxha

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar për aksidentin e një punonjësi të kësaj ministrie, i cili u përplas nga makina teksa po kalonte rrugën përballë ndërtesës ku punonte.

Hasani thotë se gjendja e tij është stabël dhe jashtë rrezikut, në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai falënderon shërbimet e Urgjencës mjekët dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë.

Punonjësi i përplasur nga makina teksa po kalonte vijat e bardha është Blendi Hoxha, i cili mban detyrën specialist i protokollit, pranë kësaj ministrie.

Reagimi i Hasanit:

Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.


Video