Hapet një kuti votimi në Vlorë, bie pretendimi i “Nismës Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt

3 June 2025, 14:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hapet një kuti votimi në Vlorë, bie pretendimi i
Hapet një kuti votimi në Vlorë

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) hapi këtë të martë kutinë e votimit nr. 4494/00, në KZAZ 85, Vlorë, pas kërkesës së koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Pas verifikimit, u konfirmua se të gjitha fletët e votimit kishin vulat përkatëse, duke hedhur poshtë çdo pretendim për parregullsi në këtë qendër votimi.

Ky veprim u ndërmor për të adresuar kërkesën e subjektit politik, i cili kishte kërkuar rishikimin e votave për të garantuar transparencë në rezultatin zgjedhor.

Megjithëse Lapaj kërkoi rinumërimin e votave në të gjithë qarkun e Vlorës, KAS vendosi të hapë vetëm këtë kuti për të kontrolluar vlefshmërinë e fletëve të votimit.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, “Nisma Shqipëria Bëhet” arriti të siguronte një mandat parlamentar.

 


Video