Hajrulla Xhivini aplikoi për kryepolic, Salianji-Hoxhës: Thirreni për intervistë që të paktën ta arrestoni!

23 September 2024, 11:08Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hajrulla Xhivini aplikoi për kryepolic, Salianji-Hoxhës: Thirreni
Ervin Salianji/ Ervin Hoxha

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku po raporton ministri i brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend, dhe rritjen e numrit të vrasjev.

Teksa Hoxha foli për një gjeneratë të re në drejtimin e policisë së shtetit, deputeti Ervin Salianji, hodhu akuza se fituesit janë të paracaktuar.

Ndërkohë që deputeti demokrat foli dhe për kandidatin Hajrulla Xhivini, që aplikoi për postin e drejtuesit të policisë, edhe pse është një person i shpallur në kërkim.

Me humor Salianji i rekomandoi ministrin që ta ftonin Xhivinin për ta intervistuar, në mënyrë që të mund ta arressionin.

Salianji: Në situatën e vështirë që ju ka futur kryetari i partisë…për ruajtjen që i bëni... Tani kam disa pyetje. Këtu nuk vihet me qejf, nuk është ‘party’.

Nga ato që lexoi ministri, e vërtetë ishte fjalia kur tha që nuk jam i kënaqur me punën e Taulant Ballës, Bledi Çuçit, e gjithë Shqipëria është e pakënaqur. Më vjen mirë që e konfirmon.

Vetëm ministri i ri e thotë. Ju që jeni deputetë, ça mbroni këtu? Meqenëse është i pakënaqur, te dekonspirimi i operacioneve, te përfshirja e krerëve të shtetit të krimi. Do jepni pagesa apo oriz dhe miell. Do keni kapacitetin që të rrisni pagat?

Se dakord që jeni i pakënaqur dhe më vjen mirë. Thatë në një deklaratë publike, të kundërtën e asaj që thatë ky. Ka një ligj dhe nuk quhet kupolë, por është kupolë mafie.

Sa e kanë plotësuar prej punonjësve një urdhër të ministrit të Brendshëm të tregonin a kishin përdorur aplikacionin Sky?

Thatë që do ketë gjeneratë të re drejtuesish, po ju i keni përcaktuar? Sa herë vjen një ministër sjell nga një ligj të ri. Keni thënë të vërtetën, ligji gjasme me aplikacion. Të sjell nga karagjizoz tiktoku, i ke njerëz në kërkim aplikantët për drejtor policie.

Thirreni të japë intervistë të arrestoni se jeni bërë gaz i botës. Ku e dini që do të ketë një gjeneratë të re kur aplikimet ende nuk janë verifikuar. Me komisionin që keni ju, e dimë që i keni të caktuar.


Video