Në një intervistë për gazetën greke ‘Today Press’, eurodeputeti Fredi Beleri ka habitur me deklaratën duke thënë se shqiptarët kanë "ndjenja antievropiane" të cilat i ka nxitur kryeministri Edi Rama.
Beleri tha se ka qenë gjithmonë dakord që Shqipëria të jetë pjesë e familjes evropiane, por sipas tij, vendi duhet të plotësojë disa kushte të cilat - sipas tij - qeveria aktuale po i minon.
“Në Shqipëri, znj. Lekkakou, persona non grata nuk jam unë, por fatkeqësisht vetë Republika dhe shteti ligjor. Urrejtja që kryeministri shqiptar kultivoi metodikisht ndaj personalitetit tim, çoi në ngjarjen e trishtë në Tiranë në tetor. Një fyerje e drejtpërdrejtë për institucionin që përfaqësoja, por edhe për Evropën.
Megjithatë, duhet të kuptoni se ndjenjat antievropiane të popullit shqiptar janë kryesisht për shkak të mbështetjes së verbër të qeverisë shqiptare dhe z. Rama.
E kam thënë vazhdimisht se Shqipëria duhet të jetë në Evropë. Megjithatë, shpejtësia dhe vendosmëria me të cilën ai lëviz drejt BE varet nga kjo. Natyrisht, një shtet kandidat duhet të plotësojë disa kushte, për të përfunduar kapitujt që më pas të anëtarësohet.” tha Beleri.