Grupi i Alibeajt shkresë gjykatës, kërkon përshpejtimin e gjyqit për vulën: Çdo vonesë e pajustifikuar

3 February 2023, 17:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Grupi i Alibeajt shkresë gjykatës, kërkon përshpejtimin e
Alibeaj dhe Berisha

Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i grupimit të PD-së së Enkelejd Alibeajt, i është drejtuar ditën e sotme me një shkresë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai kërkon që të përshpejtojë vendimmarrjen për ankimin e paraqitur prej tyre për vendimin e gjyqtarit Zhukri, që ka të bëjë me vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Në shkresë thuhet se vendimi i Zhukrit për të njohur Kuvendin e 11 dhjetorit është në shkelje me ligjin dhe kërkohet që të zgjidhet sa më parë çështja e PD-së.

“Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar”, shkruan Sefa në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sot është caktuar gjyqtarja që do të vendosë për “fatin” e Partisë Demokratike. Ajo është Elona Mihali, e cila së bashku me Astrit Kalane dhe Irida Kacerjan janë dy anëtarët e tjerë të grupit.

Grupi i Alibeajt shkresë gjykatës, kërkon përshpejtimin e


Video