Policia zbardhi ngjarjen, por Berisha nuk tërhiqet: Sokol Mëngjesi u godit se është avokati im! Sulm direkt i Edi Ramës ndaj opozitës

29 May 2024, 20:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia zbardhi ngjarjen, por Berisha nuk tërhiqet: Sokol Mëngjesi u
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga akuzat e tij, se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua sipas tij për motive politike, edhe pse Policia e Tiranës provoi të kundërtën.

Berisha, gjatë protestës së mbrëmjes së sotme, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si nxitës së sulmit ndaj Sokol Mëngjesit, kjo për arsyen sepse ai është avokati i tij.

“Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike. Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë”, deklaroi Berisha.

" I deklaroj Ramës dhe Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës! Sokol Mëngjesi demaskoi dosjen farse kundër meje", tha më tej ai.

Në fakt policia zbardhi ngjarjen dhe shpalli në kërkim autorët. Dritan Nano, 58-vjeç është identifikuar si autor i sulmit, kjo për shkak se ai ishte i vetmi nga 8 trashëgimtarët e një prone që avokati Sokol Mëngjesi u kishte mundësuar ta rimerrnin, i cili nuk pranonte ta paguante për shërbimet sipas kontratës që kishin nënshkruar.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht.

Në fakt ai është në gjendje serioze sonte. Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.

Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha. Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.

Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike. Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.

Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri.


Video