Gjyqi për Partinë Demokratike, rrëzohet kërkesa e Bashës për ndryshimin e gjyqtarit

13 November 2023, 15:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjyqi për Partinë Demokratike, rrëzohet kërkesa e
Gjyqi për PD

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike zyrtare për ndryshimin e gjyqtarit Niko Rrapi.

Kërkesa është shqyrtuar nga një tjetër trup gjykues duke vendosur që gjyqtari Niko Rrapi të vijojë të shqyrtojë çështjen e ndryshimeve të statutit të 2 shtatorit.

Sot, përfaqësuesit e Lulzim Bashës kanë kërkuar pavlefshmërinë e shkresave të Këshillit Kombëtar të mbajtur nga grupi i Gazment Bardhit në muajin korrik. Ata pretendojnë se shkresat janë të falsifikuara, në total 3 prej tyre.

Kërkesa e përfaqësuesve ligjor të Bashës, erdhi pasi gjyqtari Rapi më herët rrëzoi pretendimet e tyre, për dokumentacion shtesë mbi mbledhjen Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike të zhvilluar online më kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi më 28 korrik, në të cilën u kërkuan mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetarë të Partisë Demokratike.


Video