Gati pritja për mbërritjen e Zelenskyt, kolona e policisë niset drejt Rinasit (VIDEO)

27 February 2024, 22:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gati pritja për mbërritjen e Zelenskyt, kolona e policisë niset
Kolona e policisë niset drejt Rinasit

Rreth 60 minuta na ndajnë nga mbërritja e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë.

Kolona e policisë është nisur drejt aeroportit “Nënë Tereza”, për të bërë të mundur më pas transportimin sigurt të tij.


Ditën e nesërme nis samiti i rëndësishëm, Ukrainë-Evropa Juglindore..

Fillimisht parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës. Më pas do ti drejtohen Pallatit të Kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.


Video