Çfarë po NDODH? Krerët e grupeve parlamentare takime me përfaqësues të ambasadës amerikane!

13 January 2026, 13:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë po NDODH? Krerët e grupeve parlamentare takime me
Ambasada Amerikane

Një ditë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi publikoi kalendarin për punimet në sesionin e ri Parlamentar, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë nisur një tur takimesh.

I pari ishte takimi më kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ndërkohë që në viijm zyrtarë të Ambasadës Amerikane do të zhvillojnë takime edhe me krerët e tjerë të grupeve parlamentare në Kuvend.

Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë më 19 janar dhe pak ditë më pas kuvendi pritet të marrë vendim për autorizimin e kërkuar nga SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.


Video