E paralajmëroi VoxNews, Luçiano Boçi hyn në Primare për Bashkinë e Elbasanit

14 November 2022, 11:19Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E paralajmëroi VoxNews, Luçiano Boçi hyn në Primare
Luçiano Boçi

Nën/Kryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit. 

Në një konferencë me mediat, Boçi tha se është koshient për betejën e vështirë që ka “me Edi Ramën, me korrupsionin, me paratë e pista”.

“Unë shpesh bëj refleksionet e mia, e më ngjan vetja shpesh në Elbasan si ai subjekti lirik i poezisë së Xhevahir Spahiut ‘Borxhet e mia’.

I kam borxh mbështetjen, suksesin kohën, cdo njeriu që më ka mbështur, borxh të rinjve të Elbasanit që sot përjetojnë shpopullimin e dyfishtë, borxh fermerëve, prindërve tanë për një jetë më të mirë, cdo fëmijë i kemi borxh për të sjellë një jetë më të mirë e më të qetë.

Në atë frikën time, shqetësimin e kam parë gjithmonë Elbasanin që ka ecur vetëm në dy dimensione gjatë këtyre 2 viteve. Nga e sotmja shkon drejt të shkuarës. Një ecje mbrapsht, ndaj dua të angazhohem bashkë me qytetarët e mi të përpiqemi me durim t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm.

E di shumë mirë që beteja ime nuk është e lehtë, beteja ime është me Edi Ramën, me korrupsionin, me paratë e pista", tha Boçi.


Video