Kryeministri Edi Rama ka vendosur të përballet “face to face” me gazetarin grek të “Ekathimerini”, i cili në një artikull në gazetën greke e akuzonte kreun e qeverisë shqiptare se qëndronte pas burgosjes së Fredi Belerit.
Rama thotë se i ka gjetur numrin e telefonit gazetarit Pavlos Papadopulos dhe ka vendosur t’i shkruajë personalisht duke i kërkuar të ballafaqohet për shkrimin dhe akuzat e ngritura prej tij.
Papadopulos shprehet i habitur dhe në një moment nuk e beson se është duke folur me Ramën. Të gjithë episodin, Rama e ka filmuar dhe e ka postuar në Facebook me titullin “unë dhe greku”.
Mesa duket ata kanë rënë dakord për një intervistë ku kryeministri Rama do të ketë mundësi të shpjegoj këndvështrimin e tij për çështjen “Beleri”.
Ndiqni videon e postuar nga Rama: