Do të ketë një "17 maj" të dytë për "super-komisionin"? Basha: Gati të punojmë nëse bëhet vettingu i politikanëve

9 May 2024, 10:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do të ketë një "17 maj" të dytë për
Lulzim Basha

“Partia Socialistë të lërë mënjanë taktikat paraelektorale dhe të fokusohet tek veprat konkrete.” Ky ishte qëndrimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha kur u pyet nga gazetarët për Komisionin e Posaçëm të propozuar nga shumica qeverisëse.

Basha theksoi se nëse nuk sillen në Parlament aktet e propozuar nga partia e tij, si vettingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit të ligjvënësve, iniciativat e PS-së mbeten vetëm fjalë, duke nënkuptuar se ai nuk mund të bashkëpunojë me PS nëse nuk plotësohen kushtet e tij.

“Nëse Rama ka vullnet...kjo është manovër elektorale, është barra e provës tek ai për t’i dhënë fund embargos së akteve të PD, për t’i sjellë në Kuvend, për t’i votuar siç i ka hije një parlamenti."

I pyetur për qëndrimin pozitiv që ndërkombëtarët kanë mbajtur ndaj iniciativës së PS për një Komision të Posaçëm antikorrupsion, kreu i PD tha se e përshëndet qëndrimin e ambasadës amerikane.

“Deklaratat e ndërkombëtarëve, i shoh si mbështetje të plotë ndaj PD. Ne, jemi të vetmit që kemi ndërmarrë akte konkrete. Propozime të tilla kërkojnë bashkëpunim mbi partizan.”

Sipas kreut të PD-së, mazhoranca në këto 11 vite e gjysmë të qeverisjes e ka treguar se nuk mund të ofrojë zgjidhje, pasi siç u shpreh ai, është vetë problemi.


Video