Deputetët e PD-së dhe Berisha bllokojnë foltoren për herë të dytë

24 November 2022, 20:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Deputetët e PD-së dhe Berisha bllokojnë foltoren për

Ish-kryeministri Sali Berisha bashkë me deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar për herë të dytë foltoren gjatë seancës maratonë të ditës së sotme ku diskutohet në lidhje me projektin e Portit të Durrësit dhe buxhetin për vitin 2023.

Debati nisi mes nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj dhe deputetit të PD Oerd Bylykbashi i cili tentoi të merrte fjalën pas ish kryeministrit Sali Berisha.

Felaj e refuzoi kërkesën e tij. Menjëherë pranë foltores u afrua Berisha me deputetët mbështetës së tij të cilët qëndruan aty derisa Felaj i dha fjalën Bylykbashit.

 


Video