Deputete nga lista e mbyllur e PS, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i zëvendësministres së Brendshme

27 May 2025, 18:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputete nga lista e mbyllur e PS, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i
Romina Kuko

Kandidatja e listës së mbyllur në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete në listën fituese të zgjedhjeve të 11 majit.

Në një kërkesë drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe për dijeni kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, Kuko ka njoftuar largimin nga detyra duke falënderuar për besimin dhe mundësinë për të shërbyer në këtë funksion.

Me dorëheqjen e Kukos nga ekzekutivi, ajo i hap rrugë uljes në Kuvend si përfaqësuese e mazhorancës në mandatin e ri parlamentar.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit në Korçë ka dal 6 mandate për Partinë Socialisted he 5 për Partinë Demokratike

Deputete nga lista e mbyllur e PS, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i


Video