Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD, të thirrur nga Lulzim Basha, ku u miratuan ndrryshimet në statutin e ri.
Përmes një postimi në "Facebook", Sula shkruan me ironi se demokratët nuk erdhën dot në pushtet, pasi Basha donte të bëhej edhe kryetar i grupit parlamentar.
Reagimi i deputetit, Dashnor Sula:
“Prandaj spaska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi
Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqëndrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për tu bërë qesharak sa herë që del në publik.
-Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi.
-Si ka mundësi që i vetshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.
Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrësesi për PD dhe demokratët.”-shkruan Sula.