Deputeti i PD: Basha zgjodhi veten kryetar të përjetshëm!

2 September 2023, 15:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputeti i PD: Basha zgjodhi veten kryetar të përjetshëm!
Lefter Gështenja/ PD/ Lulzim Basha

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka reaguar në lidhje me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së së Lulzim Bashës.

Gështenja del hapur kundër Lulzim Bashës, të cilin e kritikon për faktin e përjashtimit të shumë individëve me kontribute në këtë parti.

Deputeti i PD iu drejtua duke thënë se “të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, s’mund të quhet Parti Demokratike”.

Reagimi i Lefter Gështenjës

“Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike.

Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!”, shkroi deputeti.


Video