“Bukurinë e kam nga mamaja”, sa ka shpenzuar Kryemadhi vetëm për imazhin e saj?!

29 June 2022, 09:06Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Bukurinë e kam nga mamaja”, sa ka shpenzuar Kryemadhi

Nëse e krahason fytyrën e Monika Kryemadhit sot me atë të para disa vitesh, atëherë të duket se skenari i filmit “Benjamin Button” është real.

Kryetarja e LSI-së shfaqet krejt ndryshe nga imazhet e para e një dekade më parë dhe vështirë të thuash se është çështje krehjeje, apo makiazhi.

Fytyra e Monika Kryemadhit, sipas një artikulli të shqiptarja.com është zonë krimi me 287 mijë euro ndërhyrje estetike në San Marino, nuk i deklaroi në ILDKP. Disa transaksione bankare të zbuluara nga shërbimet partnere konfirmojnë pastrimin e qindra mijëra euro (para të pista) nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për ndërhyrje estetike.

Pjesë e një dosje të re është edhe një dokument inkriminues. Dokumenti konfirmon një transaksion bankar të Monika Kryemadhit, me vlerë 287 mijë euro, për ndërhyrje estetike në fytyrë, në një klinikë në San Marino.

Transaksioni nuk është deklaruar nga Monika Kryemadhi në ILDKP, fakt i cili e vesh automatikisht kryetaren e LSI me përgjegjësi penale. Praktikisht nuk ka asnjë alibi, hapësirë dhe manovër që SPAK të mos marrë të pandehur Monika Kryemadhin, në momentin që dokumenti të referohet në organin e akuzës.

Duke e përfytyruar gjithmonë drejtësinë si Adriatik Llallën, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë lënë kudo gjurmë me transaksione me vlerë miliona euro, për ndërhyrje estetike, dobësim, investim në pasuri të paluajtshme jashtë vendit etj.

Gjithesesi, sa për bukurinë, Monika thotë se atë e ka të trashëguar nga e ëma...ndoshta me një 270 mijë dollarësh ekstra.



Video