Berisha zbulon EMRIN: Ja kush i vendosi TRITOLIN ish-kryebashkiakut të Durrësit,Vangjush Dako!

20 October 2025, 13:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha zbulon EMRIN: Ja kush i vendosi TRITOLIN ish-kryebashkiakut të
Vangjush Dako/ Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arratisur nga vendi.

Duke iu referuar një rasti të mëparshëm, ai kujtoi momentin kur në makinën e Vangjush Dakos u vendos eksploziv.

Sipas një mesazhi të publikuar nga qytetari dixhital, autor i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë Aldo Avdyli, i arrestuar pak dite me pare.

Berisha zbulon EMRIN: Ja kush i vendosi TRITOLIN ish-kryebashkiakut të
Aldo Avdyli

Sipas këtij denoncimi, këto fjalë Aldo Avdyli ia ka shprehur dhe një punonjësi të lartë të policisë, Bujar Bujar, i identifikuar si nëndrejtor i Policisë së Durrësit.

Kjo, sipas të njëjtave burime, është një ndër arsyet kryesore që çuan në arrestimin e Avdylit.

“Gjushi sipas të dhënave është larguar nga vendi në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra tjetrës. Ju kujtohet kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit. Tritolin Gjushit ja vendosi Aldo Avdyli, i cili i thotë se tritoli është vetëm paralajmërim, se ti që me kë kërtkuar të bëj këtë e atë, unë ti kam plotësuar, të të jap votat që don, ti kam dhënë. Ju tani mbroni Elvis Docin dhe nuk pyesni më për mua. Sipas qytetarit dixhital Këto fjalët Aldo Avdyli ja ka thënë dhe një Bujar Bujar, është nën drejtor i Policisë së Durrësit. Kjo është arsyeja pse u arrestua Aldo Avdyli”, tha Berisha ne konference me gazetaret.


Video