Berisha për rikthimin e Trump: SHBA u çlirua nga ekstremi i majtë

22 January 2025, 20:31Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha për rikthimin e Trump: SHBA u çlirua nga ekstremi i
Berisha në ekspozitën e artistit Avni Delvina

Pasi pa ekspozitën e artistit Avni Delvina dedikuar rikthimit të Donald Trump, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kohës.

“Fitorja shënon ndryshimin më të madh këtë çerek shekulli. Dua të përgëzoj Avni Delvinën për këtë ekspozitë kushtuar ndofta ngjarjes më të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore dhe rënies së murit të Berlinit.”

Berisha tha se tashmë Shtetet e Bashkuara u çliruan nga ekstremi i majtë.

“Posti i diplomatit të parë të botës doli nga duart e George Soros dhe iu rikthye qytetarëve të lirë amerikanë dhe ky është moment i madh”.

Për Berishën, fitorja e Trump është një mesazh i fortë kundër diktaturave dhe censurës.


Video