Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon këtë të shtunë, më 28 mars, një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen sa më parë, ndërsa zbuloi dhe datën e protestës së ardhshme të opozitës.
“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.
Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri.
Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, tha Berisha.