Sali Berisha ka marrë në mbrojte Arben Ahmetajn për çështjen e Inceneratorëve. Ish-kryeministri daljen e kësaj të premteje për bashkëbisedimin me gazetarët ja dedikoi mbrojtjes së Ahmetajt, Berisha thotë se mbrëmjen e djeshme tha të vërtetën se përgjegjësia kryesore për Inceneratorët bie mbi Edi Ramën. Sipas Berishës, Ahmetaj ka prova përvëluese për të gjithë presionin që ka bërë Rama për këtë aferë.
"Përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër, Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë. Nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëvizja qeverinë.
U them ju që është me katran, por këtu ai ka të drejtë. Kam qenë kryeministër dhe qeverinë mund ta lëvizë vetëm kryeministri. Nuk ka njeri që mund të mbledhë 24 orë 17 dokumente nga zyra e qeverisë, siç ka ndodhur.
Përveç kryeministrit askush tjetër nuk mund të lëvizë të gjitha zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 9 dokumente në 24 orë.
‘Mos bëj gjykatësin’ ai zgjodhi këtë argument në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Ramës në këtë aferë. Ahmetaj është i implikuar, nuk ka diskutim, ua them unë juve, po nishi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama",tha Berisha.