Berisha i bën thirrje emigrantëve të mos e fotografojnë votën

22 April 2025, 21:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Berisha i bën thirrje emigrantëve të mos e fotografojnë

Nga Korça, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal edhe tek shqiptarët në diasporë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos fotografojnë asnjë votë, ndërsa i ftoi që të votojnë për ndryshimin në 11 maj.

Thirrja e Berishës vjen pasi një numër i madh militantësh që ndodhen në emigrim kanë fotografuar votën dhe e kanë publikuar në internet.

Fotografimi i votës përbën vepër penale.

'Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton.  I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores', tha ai. 


Video