Berisha “elektrizon” demokratët: Do dalim 10-fish në protesta, jemi shpresa e fundit e shqiptarëve

27 October 2023, 19:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha “elektrizon” demokratët: Do dalim 10-fish në
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka mbyllur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, me thirrjen për të bashkuar sa më shumë qytetarë në aksionin opozitar kundër qeverisë.

Berisha tha se opozita e drejtuar prej tij është “shpresa e fundit” e shqiptarëve, teksa premtoi se “përgjigja” ndaj qeverisë së Edi Ramës do të jetë 10-fish më e fortë, me aksione në kuvend, sheshe e protesta.

“Ne jemi shpresa e fundit e shqiptarëve, përgjigja jonë do jetë 10-fishim në kuvend, me qytetarët, me njëri-tjetrin në sheshe, 10-fishim në protesta, 10-fishim në përgjigjen tonë.

Sepse vetëm kështu ne nxjerrim shqiptarët nga dëshpërtimi. Rroftë Shqipëria! Faleminderit”, deklaroi Berisha.


Video