Belinda Balluku paraqitet SOT në SPAK për tu njohur me akuzën, ja në cilën orë!

31 October 2025, 09:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Belinda Balluku paraqitet SOT në SPAK për tu njohur me akuzën, ja
Belinda Ballku

SPAK përmes një fletëthirrjeje të dytë i ka kërkuar zv.kryeministres Belinda Ballku që mesditën e sotme të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se ajo është ftuar të paraqitet sot në orën 15:00, ku hetuesit dhe prokurori i posaçëm Dritan Prençi i kanë bërë me dije Ballukut përmes fletë thirrjes të jetë e shoqëruar me një avokat, që do të thotë se pritet që asaj t’i komunikohet akuza zyrtare.

Nëse ajo refuzon në mënyrë të përsëritur të paraqitet në SPAK, kjo e fundit mund të kërkojë autorizim në Kuvend për shoqërimin e saj me forcë për t’u njohur me akuzën penale./VoxNews


Video