Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Presidenti Bajram Begaj nuk ka probleme në njoftimet zyrtare vetëm me drejtshkrimin e gjuhës shqipe, pas shkarkimit të Edvin Shvarc.
Në shkresën e dorëzuar KQZ-së për të caktuar datën e zgjedhjeve, Presidenti Begaj ka shfaqur probleme edhe juridike.
Begaj thotë se do ta caktojë datën e zgjedhjeve nga e drejta që i jepet nga pika g. e Nenit 92.
Por, pika e cituar nga Begaj nuk ka të bëjë me caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, por me emërimin e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe rektorët e universiteteve.
Në të vërtetë është pika gj. e nenit 92 që ka të bëjë me shpalljen e zgjedhjeve.
