Baton Haxhiu këmbëngul: Ibrahimaj është shkarkuar pas zënkës me Ballukun!

26 July 2023, 21:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Baton Haxhiu këmbëngul: Ibrahimaj është shkarkuar pas
Ne foto: Zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e (shkarkuar) e financave, Delina Ibrahimaj

Portali i gazetarit, Baton Haxhiu këmbëngul se Delina Ibrahimaj është shkarkuar nga pozita e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

AP shkruan se edhe pse Ibrahimaj publikisht nuk e pranon, e as eprori i saj, kryeministri Edi Rama, në një “Jo” të thatë për mediat, kur pyetën lidhur me çështjen.

Vetë ministrja i komentoi si thashetheme vere lajmet e qarkulluara rreth shkarkimit të saj.

“Janë thashetheme vere, nuk jam shkarkuar as kam dhënë dorëheqjen”, tha ajo nën trysninë e gazetarëve.

Pavarësisht këtij komenti të ministres, Albanian Post i qëndron raportimit se ajo është shkarkuar nga detyra, te cilën e ushtronte prej dy vitesh.

Madje AP ditën e nesërme të 27 korrikut do të sjellë detaje të reja rreth shkarkimit dhe konfliktit mes vetë ministres dhe zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.


Video