Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Nga Durrësi, ish-kryedemokrati Lulzim Basha është zotuar se do të mbrojë Partinë Demokratike.
Basha tha se PD-ja do të ringrihet, pavarësisht planeve që kanë për ta zhbërë këtë forcë politike, duke nënkuptuar në këtë mënyrë Edi Ramën dhe Sali Berishën.
“Ta harrojnë ata që thurin plane se do e zhdukin PD, e kundërta do të ndodh se ne nuk kemi lindur për veten tonë, ne kemi lindur për njerëzit, po e rigjejmë udhën falë rinisë”, tha Basha.
Edhe në këtë takim, ai prezantoi pikat e programit të tij politik, që nis me Vettingun në politik, listat e hapura dhe kufizimi i pushtetit të kryeministrit deri në 2 mandate.