Axhenda parlamentare nis me dosjen "Xibraka”, Konferenca e Kryetarëve shqyrton kërkesën e Gazmend Bardhit

15 April 2024, 10:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Axhenda parlamentare nis me dosjen "Xibraka”, Konferenca e
Konferenca e Kryetarëve

Axhenda parlamentare e fillim javës pritet të fillojë me çështjen “Xibraka”.

Konferenca e kryetarëve do të shqyrtojë pas mesdite kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për mocion me debat për problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Kërkesa e Bardhit në thelb lidhet me dosjen “Xibraka”, ku kreu i grupit parlamentar demokrat ka ngritur akuzat se vëllai i kryeministrit Olsi Rama ka përdorur të njëjtën makinë si ata që drejtonin laboratorin e drogës në Xibrakë.

Fillimisht Bardhi kërkoi interpelancë me debat për çështjen në fjalë, por pas refuzimit të kryeministrit, Bardhi e riformuloi kërkesën duke e përgjithësuar objektin e debatit dhe formën.


Video