Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dalë me me një mesazh të drejtpërdrejtë për Sali Berishën.
Selia diplomatike amerikane në Tiranë në reagimin e saj shkruan se i qëndrojnë pozicionit të tyre se nuk angazhohen me njerëz të përfshirë në korrupsion.
VanHorn thotë se nxit të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë.
Ky mesazh i te Ngarkuares me Pune vjen pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare te 11 majit.
“Një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë. I vlerësoj mundësitë që kam pasur muajt e fundit për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm të opozitës për të dëgjuar një larmi këndvështrimesh mbi sfidat me të cilat përballet populli shqiptar, shqetësimet për mjedisin e ardhshëm zgjedhor dhe sesi Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Nxis të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstruktive në një proces politik që është i barabartë për të gjithë. Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor,” e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.