"Berisha të largohet si Basha", ish kryeministri: Nuk krahasohet fituesi me humbësin!

31 March 2022, 10:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Berisha të largohet si Basha", ish kryeministri: Nuk krahasohet
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të grupit parlamentar

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur thirrjes së kryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj i cili tha që ish-kryeministri duhet të tërhiqet.

Sipas ish-kreut të PD, demokratët janë shprehur me votë për të, si më 11 dhjetor ashtu edhe me 6 mars.

“Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është një gabim i madh logjik. Grupi do të diskutojë, do të ketë mbledhje, është organ legjislativ i PD që do të bëj debate për të gjitha. Është rast unik që PD të bashkohet me diversitetin e saj. Ka diversitet, që e bën edhe më demokratike PD. Kjo është e vërtetë”, tha Berisha.

 


Video