“Ai është de facto the boss”, Ramës nuk i del inati me Vrenozin: Korçari do marr fronin e bufit plak në Tiranë!

23 April 2025, 14:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Ai është de facto the boss”, Ramës nuk i del inati
Ilir Vrenozi/ Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe demokrati më i famshëm korçar Ilir Vrenozi prej disa ditësh janë kthyer në qendër të vëmendjes, pas ftesës që kreu i qeverisë i bëri për të pirë një kafe.

Ai e refuzoi Ramën, ndërsa ditën e djeshme u shfaq në bodium ku foli në takimin e Sali Berishës në Korçë. Por kjo nuk i ka shpëtuar kryeministrit Rama, i cili me ironi thotë  se “me atë që ndodhi ditën e djeshme në Korçë, tregon se Vrenozi ka marrë drejtimin e PD”.

“Ajo turme deri mbrëmë ishte ujë ndenjur me zhurmë bretkosash, kur dëgjoi Vrenozin shpërtheu. Ky zhvillim i ri në frontin e kënetës e bëntë të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke filluar nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korcarëve modelin shembullor të sinqertë të kënetës madhështore”, shprehet Edi Rama ne Facebook.

Rama: Dje e morën vesh të gjithë pse Latifi i Trumpit u takua ca ditë më parë me Vrenozin e Korçës. Sot askush ka ca thotë as për arsyen e kërkesës time që u duk e çuditshme për kafe me Ilir Vrenozit. Që kur e pashë takimin e Vrenos me Tifen, me dogji. E kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kam kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më, Ilir Vrenozi është i vetmi lider që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharake. Dje Vrenozi e mori drejtimin real të kënetës në qarkun e Korcës, ku për të më goditur mua, rivalin e drejtpërdrejtë nesër edhe në rang kombëtar madje, lëshoi nga goja programin real të asaj partie. E ngriti peshë turmën fanatike, sic kishim kohë pa e parë njësoj si në kohërat kur bufi i printe me histeri në habitatin e vet. Ajo turme deri mbrëmë ishte ujë ndenjur me zhurmë bretkosash, kur dëgjoi Vrenozin shpërtheu. Ky zhvillim i ri në frontin e kënetës e bëntë të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke filluar nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korcarëve modelin shembullor të sinqertë të kënetës madhështore. Demokratët dhe qytetarë të Korçës do ta gjykojnë vetë se cfarë do të bëjnë më 11 maj, kur të zgjedhin mes Shqipërisë ne BE dhe Korçës në kënetë. Ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej cka i thoshte të gjitha për ata që duan të kuptojnë. Boss, ai është sot de fakto the boss. Bossi i ri i atyre që nuk do ikin nga këneta para se ta shohin Vrenozin edhe de jure, fillimisht në Korçë më pas edhe në fronin e bufit plak në Tiranë. Korçë o Korçë të lanë Vrenozin të të bëjë madhështore. Shih e bëj Korcë, Devoll, Pogradec e Pustec. Vetëm me shaka mos e merr, aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump.


Video