Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, është pyetur në lidhje me deklaratat e forta që ai ka bërë së fundi, për t'i dhënë fund nepotizmit brenda partisë së Lirisë.
Meta tha se nepotizmi nuk lidhet vetëm me emrin e Kryemadhit, por me të gjitha strukturat e tjera brenda partisë.
A do ta kandidoni Kryemadhin në zgjedhjet e ardhshme?
Meta: Pyetja është e gabuar, sepse nuk jam unë personi që kandidoj, apo skualifikoj, PL ka strukturat e saj, që do të pësojnë ndryshime shumë të rëndësishmë, çdo çështje dhe element, do të jetë pjesë e debatit për ndryshimet statutore, që të shmangen lidhje të tilla nepotike.
Kjo nuk do të thotë se këta persona nuk mund të kandidojnë.