Pesë vrasje për 3 muaj, Ervin Demo në Shkodër për situatën e sigurisë

6 October 2026, 11:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pesë vrasje për 3 muaj, Ervin Demo në Shkodër për

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar këtë të hënë një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku është pritur nga drejtuesi i policisë së qarkut, Skënder Hita, dhe strukturat vendore të rendit.

Takimi zhvillohet në një periudhë kur situata kriminale në qarkun e Shkodrës, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, vijon të jetë në vëmendjen e institucioneve ligjzbatuese.

Bilanci i muajve të fundit e ka rikthyer vëmendjen te siguria në qark. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, Shkodra nuk regjistroi ngjarje me pasojë vrasjen.

Por situata ndryshoi pas 9 korrikut, kur në qark janë shënuar pesë vrasje. Mes tyre janë edhe dy ngjarje të rënda në zonën e Dukagjinit, të cilat vijojnë të mbeten të pazbardhura.

Më 11 korrik, Aleksandër Koçeku u qëllua për vdekje në një pritë, ndërsa më 23 gusht, në zonën e Dukagjinit, u ekzekutuan me armë zjarri Prelë dhe Lekë Gjoni, babë e bir, ndaj të cilëve u qëllua me më shumë se 90 plumba.

Hetimet për këto dy ngjarje vijojnë, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar dhe arrestuar.


Video