Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, me demonstruesit që po sulmojnë godinën me mjete të forta dhe kokteje molotov.
Protestuesit e maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve dhe i kanë vënë flakën kabinës së rojeve në ambientet e Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.